STUDIUES I BIMËVE MEDICINALE · FARMACIST · AUTOR · MËSUES

Një jetë e rrënjosur në natyrë

Një jetë mes dijes dhe natyrës

Rrënjët

I lindur në Nivicë të Tepelenës, Ylli Merja u rrit mes një tradite familjare ku dija për bimët medicinale përcillej brez pas brezi.

Një rrugë e re

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë për të nisur punën me bimët medicinale, duke sjellë me vete dijen e trashëguar dhe disiplinën e viteve në arsim.

Merja BioProdukte

Në vitin 1997, kjo punë mori emrin Merja BioProdukte dhe u zgjerua drejt përpunimit të bimëve shqiptare, vajrave dhe formulimeve botanike.


PUNA E TIJ

Tre dekada me bimët medicinale

Për më shumë se tre dekada, Ylli Merja e ka përqendruar punën e tij te bimët medicinale dhe formulimet botanike, duke ndërthurur dijen e trashëguar, studimin e vazhdueshëm dhe pasurinë natyrore shqiptare.


Rrugëtimi në vite

1961

Lind në Nivicë të Tepelenës

1989

Dekorohet me Medaljen e Artë “Naim Frashëri”

1994

Nis punën me bimët medicinale në Tiranë

1997

Nis aktiviteti i Merja Bioprodukte në Tiranë

2014

Krijohet ferma e parë e Merja Bioprodukte në Lushnjë

2019

Zgjeron aktivitetin e Merja Bioprodukte ne USA

Sot

Vazhdon përmirësimi i produkteve autentike shqiptare prodhuar me krenari në Shqipëri